E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnje tenist amerikan ne 20 vendet e para te renditjes boterore

Tenisi amerikan regjistron rekordin më negativ në historinë e këtij sporti.
Në renditjen e fundit, asnjë prej tesnistëve amerikanë nuk është klasifikuar në 20 vendet e para.
Kjo është hera e parë që nga viti 1973, kur dhe u krijua renditja botërore ATP.
Rekordi negative për tenisin amerikan erdhi pas eliminimit të Xhon Isner në raundin e parë të turneut të Montrealit.
Ndryshe është diskutimi në renditjen botërore për femra, e cila kryesohet nga Serena Uilliams.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›