E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja pergatitet per miqesoren me Armenine

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Armenisë, e cila do të luhet të mërkurën në “Qemal Stafa”.
Në ditën e dytë të grumbullimit, trajneri Xhani De Biazi ka patur në dispozicion të 22 futbollistët e thirrur nga ai për këtë sfidë.
Me skuadrën janë stërvitur edhe dy lojtarët e grumbulluar për herë të parë, Shkëlzen Gashi e Emir Lenjani.
Dy futbollistët që luajnë në kampionatin zvicerian do të debutojnë me Shqipërinë në miqësoren kundër Armenisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›