Papa Francesku pret ne seline e tij ne Vatikan futbollistet e Italise dhe Argjentines
“Mos harroni që jeni njerëz dhe pastaj kampionë”.
Me këtë porosi Papa Françesku ka pritur në selinë e tij në Vatikan futbollistët e kombëtareve të Italisë dhe Argjentinës.
Atit të Shenjtë, I ka kërkuar futbollistët që të jenë një model për të gjithë njerëzit në botë.
“Ju jeni shumë të njohur. Njerëzit ju ndjekin shumë në fushë dhe jashtë saj. Për këtë, megjithëse jeni personazhe, qëndroni njerëz në sport dhe në jetë”, ka thënë Papa Françesku.
Italia dhe Argjentina do të luajnë mes tyre në Romë një miqësore për nder të Atit të Shenjtë.
I vështirë pozicioni I Papës që nuk mund të bëjë tifo për asnjë nga skuadrat.
“Do jetë e vështirë për mua të bëj tifo, por për fatin e mirë është një miqësore. Le të jetë e tillë”, ka thënë Papa Françesku.
Takimi me skuadrat e futbollit ka patur edhe momente gazmore.
Futbollistët italianë ishin të disiplinuar, ndryshe nga kolegët e tyre argjentinas.
“këtu në Vatikan më tërheqin vëmendjen që jam i padisiplinuar. Por tani e kuptuat se nga cili popull vij”, ka qenë komenti I Papa Françeskut.