Asnje tolerim. UEFA cdo ndeshje ne monitorim

Skandali i basteve që ka tronditur futbollin italian ka detyruar UEFA-n të zbresë në fushë duke premtuar tolerancë zero ndaj të gjitha tentativave për të trukuar rezultatin e ndeshjeve. Qeveria e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka rritur vigjilencën ndaj cdo ndeshjeje, për të cilën ka sinjale anomalie, ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj klubeve, skuadrave, futbollistëve apo personave të tjerë që kërkojnë të dëmtojnë sportin më të ndjekur në botë.
Reagimi i UEFA-s ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë italiane, e cila ka zbradhur një rrjet criminal sa i përket basteve sportive. Emrat e ish-futbollistëve, por edhe të lojtarëve aktivë janë zbuluar në telefonatat e personave që organizonin trukimin e rezultateve, por për UEFA-n Italia nuk është shqetësimi i vetëm.
Në një intervistë të dhënë gjatë javës në të përditshmen franceze “Liberation”, presidenti i qeverisë evropiane të futbollit Michel Platini ka bërë të ditur se cdo vit për 300 deri në 400 ndeshje ka sinjale për trukim.
Shifrat e Platinisë tregojnë janë të frikshme, ndërsa UEFA ka rritur së tepërmi vëzhgimin ndaj cdo sinjali se një ndeshje mund të jetë e trukuar.
Në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të saj Giani Infantino, qindra miliona euro qarkullohen nga industria e basteve, ndërsa UEFA monitoron me imtësi rreth 29 mijë ndeshje.
Nertan Prifti