Hiddink: Nuk e kërkova Sneijderin te Chelsea

Strategu holandez, Guus Hiddink, ka hedhur poshtë spekulimet se ai i ka thënë Chelseat të transferojë yllin e Interit, Wesley Sneijder.
“Pas ndeshjes Belgjikë-Turqi, unë kam shkuar në Korenë e Jugut. Unë nuk kam shkuar në pushime. Unë shkova te një prej projekteve në vendin tim për Botërorin 2002. Unë bëj shumë punë bamirësie".
“Kur jam kthyer në Evropë, unë jam përballur me të gjitha llojet e spekulimeve, si p.sh. që kam kërkuar transferimin e Sneijder te Chelsea. Unë nuk po flas asgjë për spekulimet e tjera, por unë e kam bërë të qartë se nuk kam pasur kontakt me klubin”, u shpreh Hiddink.