Drejt zhdukjes gjuhet e vjetra pa perkthyes

Historiografia shqiptare do të vuajë shumë shpejt nga mungesa e njohësve të gjuhëve klasike nëse në Universitetin e Tiranës nuk do të nisë pregatitja e brezit të ri të këtyre studiuesve. Historiani dhe një nga njohësit e pakët në vend të osmanishtes Ferid Duka, thotë se deri tani në këtë sferë nuk ka pasur boshllëqe, por ngre shqetësimin se një strukturë universitare duhet të ishte themeluar kohë më parë.
“Duhet të kishim kaluar në një fazë tjetër kur orientalistika, turkologjia dhe osmanistika duhet të zhvillohen në mënyrë të organizuar. Brezi i ri i osmanistëve dhe i orientalistëve shqiptarë që duhet të pregatitet në këtë universitet kërkon patjetër hapjen e një departamenti të gjuhëve klasike”- thotë Duka.
Duka pranon se pregatitja e brezave të rinj të historianëve që duhet të njohin gjuhët e vjetra është një proces kompleks dhe nuk mund të realizohet pa ndihmën e shtetit.
“Është një sfidë e madhe kjo. Kontradikta mes kohës së madhe që t’i harxhon për pregatitjen tënde dhe pastaj mundësitë në tregun e punës. Kërkohet një staf me pregatitje të veçantë që do të pregatisë osmanistët e ardhshëm, latinistët e ardhshëm, sllavistët e ardhshëm, bizantinistët e ardhshëm. Strukturat përkatëse shtetëore dhe universiteti duhet të mendojnë se si të gjendet mënyra e këtij operacioni të rëndësishëm që duhet bërë”- thotë Duka.
Historianët e pakët që njohin osmanishten dhe gjuhë të tjera kanë studiuar kryesisht jashtë shtetit dhe përvetësimi i tyre ka kërkuar nje periudhë të gjatë investimi.
Aurela Papadhima