E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë tolerim. UEFA çdo ndeshje në monitorim

Skandali i basteve që ka tronditur futbollin italian ka detyruar UEFA-n të zbresë në fushë duke premtuar tolerancë zero ndaj të gjitha tentativave për të trukuar rezultatin e ndeshjeve. Qeveria e futbollit europian ka bërë të ditur se ka rritur vigjilencën ndaj cdo ndeshjeje, për të cilën ka sinjale anomalie, ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj klubeve, skuadrave, futbollistëve apo personave të tjerë që kërkojnë të dëmtojnë sportin më të ndjekur në botë. Reagimi i UEFA-s ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë italiane, e cila ka zbradhur një rrjet kriminal sa i përket basteve sportive. Emrat e ish-futbollistëve, por edhe të lojtarëve aktivë janë zbuluar në telefonatat e personave që organizonin trukimin e rezultateve, por për UEFA-n Italia nuk është shqetësimi i vetëm. Në një intervistë të dhënë gjatë javës në të përditshmen franceze “Liberation”, presidenti i qeverisë europiane të futbollit Mishel Platini ka bërë të ditur se çdo vit për 300 deri në 400 ndeshje ka sinjale për trukim. Shifrat e Platinisë tregojnë janë të frikshme, ndërsa UEFA ka rritur së tepërmi vëzhgimin ndaj çdo sinjali se një ndeshje mund të jetë e trukuar. Në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të saj Xhani Infantino, qindra miliona euro qarkullohen nga industria e basteve, ndërsa UEFA monitoron me imtësi rreth 29 mijë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›