E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt nga Bota

Anderlehti pranon largimin e Lukakut

Drejtori i Anderlechtit, Herman van Holsbek, është i sigurt se supertalenti Romelu Lukaku do të largohet gjatë verës. Ylli i ri belg është duke u kërkuar nga ngulm nga Çelsi dhe pas shumë kundërthënieve se Anderlehti nuk do ta lejojë largimin, klubi belg tani ka hequr dorë. “Sigurisht se ai do të largohet, pasi largimi i tij është thelbësor për përforcimet tona. Unë nuk e di nëse do të jetë Çelsi, ka shumë klube të mëdhenj të interesuara për të. Një gjë është e sigurt, ai do të largohet nga Anderlechti”, u shpreh Holsbek.

Çelsi bën ofertë të re për talentin Nejmar

Çelsi ka bërë një ofertë të re për yllin e Santosit, Nejmar, pas dështimeve të vazhdueshme për të siguruar firmën e tij. “Sunday Telegraph” raporton se Çelsi ka bërë një ofertë të re të vlefshme 30 milionë euro për Santosin. Vetë Nejmar ka deklaruar se ai do të preferonte të qëndronte te Santosi, por ende nuk dihet asgjë rreth fatit të sulmuesit të shumëkërkuar nga Çelsi dhe Real Madridi.

Arsen Venger i bindur: Nasri qëndron

Bosi i Arsenalit, Arsen Venger është i bindur se Samir Nasri do të qëndrojë në Emirates, përkundër telasheve kontraktuale të paraqitura së fundmi. “Sunday Mirror” raporton se Venger është i bindur në qëndrimin e Nasri te Arsenali. Bosi i Arsenalit do të mbajë bisedime së shpejti me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij në tentativë për ta bindur francezin për të nënshkruar kontratën e re. Nasri ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, por oferta e Mançester Junajtid ka bërë që francezi të mendojë dy herë për rinovimin.

Interi, ofertë te Arsenali për Bendtner

Interi është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Niklas Bendtner. Sky Sports raporon se danezi është në radardin e zikaltërve si pjesë e planeve për ta përforcuar repartin ofensiv të ekipit. Vet sulmuesi 23 vjeçar, së fundmi, kishte thënë se ai nuk e ka ndërmend të qëndrojë te Arsenali, pasi nuk i garantohet aktivizim i rregullt

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›