E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asnjë vatër aktive zjarri në Gramsh, 42 banesa të djegura prej flakëve. Nis groposja e bagëtive

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është bërë shuarja e plotë e vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Skënderbegas, Kodovjak dhe tek Liqeni i Zambakëve.

Burimeve pranë Bashkisë së Gramshit bënë me dije për RTSH se janë groposur rreth 170 bagëti të njoma, teksa ka shkuar në 42 numri i banesave të djegura.

Bashkia Gramsh ka ngritur dy grupe vlerësimi të dëmeve.

Tashmë banorët e evakuar janë rikthyer dhe është duke u punuar për rehabilitimin e tyre. Prej gati katër ditësh kryebashkiaku Besjan Ajazi ka nisur punën për shpërndarjen e bagëtive të imta për banorët që i kanë humbur bagëtitë ato nga zjarri. Gjithashtu, në bashkëpunim me bashkitë e tjera të qarkut dhe me fondacione të ndryshme, autoritetet lokale kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve tek familjet e prekura.

Sfidë për Bashkinë mbetet rikuperimi i zonës pas zjarrit masiv në tri njësi administrative, ndaj aktualisht mësohet se institucioni është duke punuar me të gjitha kapacitetet për sistemimin e banorëve dhe pastrimin total të banesave të djegura.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›