E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër, 19 kërkesa për urdhërmbrojtje gjatë periudhës janar-korrik

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër janë evidentuar 19 raste për kërkesë-padi dhe urdhërmbrojtje.

Specialistja kundër dhunës në familje, Diana Haxhiaj, bën të ditur se pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

“Numrin më të madh të denoncimeve e ka Komisariati i Policisë Gjirokastër, me 14 raste. Numrin më të madh të [rasteve të] dhunës në familje, vazhdojnë ta kryesojnë femrat”, tha znj. Haxhiaj.

Denoncimet e ardhura janë për dhunë në forma të ndryshme, që nga dhuna psikologjike, fizike, e deri te ajo ekonomike, shprehet specialistja.

“Tek të gjitha rastet të denoncuara pranë drejtorisë tonë, viktimat e dhunës në familje përfshihen në të gjitha llojet e dhunës, si ato fizike, edhe psikologjike. Kryesisht më shumë raste janë evidentuar për dhunë psikologjike”, tha ajo.

Falë ndërgjegjësimit të viktimave dhe informimit të vazhdueshëm, ky fenomen po njeh një rënie të lehtë në numër krahasuar me vitet e kaluara.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›