E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad Sirianet te mobilizohen

Presidenti i Sirisë Bashar Al Asad ka bërë shfaqjen e tij të parë publike pre muajsh duke bërë thirrje për një mobilizim kombëtar për të luftuar rebelët të cilët ai i konsideroi si terroristë të Al Kaedës.  "Takohemi sot në një vend të vuajtur dhe të helmuar siriane. Nuk ka vend për të qenë të gëzuar për derisa në rrugët e vendit tonë mungojnë siguria dhe qëndrueshmëria. Në fjalimin e tij në pallatin e operës në qendër të damaskut ai ka thënë se kombi është i të gathëve dhe se të gjithë duhet ta mbrojnë atë.  Deklaratat e tij janë të parat që nga intervista e fundit e dhënë për një televizion rus në nëntor ku ai deklaronte se do të qëndronte në Siri dhe do të luftonte deri në fund. Revolta 21 mujore në vend kundër Assad është kthyer në një luftë civile në të cilën sipas Kombeve të Bashkuara kanë humbur jetën 60 mijë persona.  Ndër të tjera ai ka thënë se kishte gati një plan për paqe për ta biseduar me ata që nuk e kanë tradhtuar Sirinë, plan që do të ndiqej nga krijimi i një qeverie të përkohshme dhe një amnisti.  ‘Sot shoh fytyrat tuaja dhe shoh fytyrat e bijve të vendit tim. Ato janë plot keqardhje dhe dhimbje. Shoh sytë e fëmijëve sirianë, dhe nuk gjej një buzëqeshje të pafajshme. Nuk i shoh ata të luajnë me lodra. Prek duart e të moshuarve dhe ata janë duke u lutur për fatin e bijve dhe të nipërve të tyre.” Fjala e Asad shesh ndërpritej nga brohoritma dhe duartrokitje.  Të pranishmit kanë nxituar ta takojnë dhe ta përqafojnë presidentin e tyre menjëherë pas fjalimit.

Cameron: Asad duhet të largohet
Reagimi i parë pas fjalimit të presidentit sirian Bashar Al Asad ka qenë ai i kryeministrit britanik Dejvid Kamerun. Ai e ka bërë të qartë se Asad duhet të largohet. Sipas Kamerun ai ka një sasi të madhe gjakyu në duart e tij. Ne shohim se 60 mijë njerëz janë vrarë në Siri. Jam takuar me disa viktima në kampet e refugjatëve në kufi me Jordaninë dhe kam mbetur i shokuar nga historitë e tyre. Ata ishin bombarduar, vrarë dhe therur në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është një njollë shumë e madhe për ndërgjegjen e të gjithëve, ka vazhduar Kamerun. Nga ana humanitare Britania është dhuruesi i dytë më i madh i ndihmave, kryeministri britanik ka bërë thirrje se dueht tëbëhet më shumë në mënyrë që vendi të lirohet nga regjimi i paligjëshëm dhe të ketë një mundësi për një shtet të ri. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›