E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai plagos djalin vetehelmohet

Një prind ka qëlluar për të vrarë djalin e tij, e më pas tentoi të vetëhelmohet duke pirë bar miu. 
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Mbrostar të Fierit. Sipas informacionit të policisë lokale, 62 vjeçari Abaz Meta pas një konflikti në familje, ka qëlluar me çifte djalin e tij 30 vjeç Shyqyri Meta. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është derguar menjëherë në spitalin e qytetit. Kjo situatë nuk është përballuar psikologjikisht nga autori i plagosjes i cili më pas ka marrë bar miu dhe e ka pirë. Ndërhyrja e shpejtë e ndihmës nga ana e pjesëtarëve të tjerë të familjes, të cilët e dërguan urgjent në spital, bëri që ai të shpëtoi. 
Të dy babë e birë ndodhen të shtruar në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që është bërë arresti në spital e 62 vjeçarit Abaz Meta. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›