Assad Sirine duan ta copetojne

Presidenti sirian Bashar al-Assad priti në Damask zyrtarin e lartë të Ministrisë së Jashtme kineze, Zhai Jun.
Pas takimit, presidenti Assad bëri një dalje në televizionin shtetëror ku akuzoi perëndimin dhe në vecanti Shtetet e Bashkuara se po kërkojnë të ndajnë Sirinë.
“Siria po përballet me sukses me një tentativë të pashoqe për ta ndarë, ndarje që synon dobësimin e pozicionin gjeo-politik të vendit dhe roli historik të Sirisë në rajon”, deklaroi Assad.
Kina: Të ndalen aktet e dhunës
Zv/ministri i Jashtëm i Kinës SiriaSiri, valë bombardimesh pas votimit në OKBSiria, Asamblea e OKB miraton rezolutën Siri, referendum për ndryshime kushtetuese që po viziton Damaskun u ka bërë thirrje të gjitha palëve në vend që t’i japin fund akteve të dhunës.
Televizioni publik sirian citon Zhai Jun që ka thënë se mbështet planin e qeverisë siriane për një referendum për Kushtetutën dhe pasimin e tij me zgjedhje.
“Qëndrimi i Kinës është t’i bëjë thirrje qeverisë, opozitës dhe rebelëve që të ndalin menjëherë aktet e dhunës. Ne shpresojmë që referendumi për një kushtetutë të re si dhe zgjedhjet që të vijnë pas tij të sjellin qetësi”, ka deklaruar Zhai Jun.
Nga ana e saj opozita siriane thotë se nuk mund të pranojë mbajtjen e një referendumi në një kohë kur dhuna qeveritare vazhdon.
Përfaqësuesit e saj deklarojnë se edhe të shtunën trupat qeveritare përsëritën bombardimet ndaj vendndodhjeve të forcave të opozitës në qytetin e Homsit.
Siri, mijëra protestues gati për rezistencë
Mijëra sirianë kanë sfiduar shtypjen e pamëshirshme dhe të përgjakshme të qeverisë së tyre, duke organzuar qindra protestave publike të premten në qytetet në mbarë vendin.
Një video e postuar nga aktivistët në YouTube tregon protestuesit që mblidhën në qytetin e Daras nën një banderolë që shkruan: “Derdhe gjakun, të lirohemi nga frikacakët”.
Komitetet e koordinimit lokal të opozitës, numërojnë 613 demonstrata, nga të cilat 158 prej tyre vetëm në Idlib. Qëllimi i rezistencës popullore është thirrja për një luftë të armatosur.
Konflikti që zgjat prej muajsh në Siri, u ndez e premten mes protestave masive. Së paku 61 njerëz humbën jetën, sipas grupeve të vëzhgimit të opozitës.
Ndërkohë që Agjencia shtetërore e lajmeve raporti se 6 ushtarakë të forcave qeveritare, mbetën të vrarë pasi u qëlluan nga terroristët e armatosur.
SHBA, avionë të telekomanduar mbi Siri
Një numër i mirë avionësh amerikanë të telekomanduar kanë fluturuar mbi Siri, duke monitoruar sulmet e regjimit ndaj forcave të opozitës dhe civilëve të pafajshëm.
Lajmin e bën të ditur NBC, që citon burime anonime nga qeveria amerikane, të cilat saktësojnë se prania e dronëve nuk nënkupton përgatitjen për një aksion ushtarak.
“Fushata e dronëve synon më tepër të mbledhë prova për të sjellë një përgjigje më të fortë ndërkombëtare”, kanë deklaruar burimet.
Ato kanë shtuar më tej se administrata e Uashingtonit po mendon për dërgimin e misioneve humanitare, por situata e rëndë në vend e bën hipotezën shumë të rrezikshme.