E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad: Të huaj fajtor për luftën në Siri

Presidenti i Sirisë tha se vendi i tij po përballet me “luftë të vërtetë” dhe për këtë fajësoi forcat e jashtme se po e nxisin krizën.

Presidenti Bashar al-Assad në fjalimin para parlamentit tha se vendi “po përballet me luftë të vërtetë të ardhur nga jashtë”.

Ai tha se shteti po kalon fazën më kritike që nga përfundimi i kolonializmit.

Porosia e Assadit ishte i njëjtë me fjalimet e mëhershme, në të cilat ai fajëson terroristët për kryengritjen në Siri.

Ky ishte fjalimi i tij i parë që nga masakra e Houlas, ku u vranë më shumë se 100 njerëz, pothuajse gjysma e tyre fëmijë.

Në anën tjetër, rrugët e Tripolit ne Liban janë shndërruar në arenë luftimi midis mbështetësve dhe kundërshtareve te Bashar al-Assadit.

Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në qytetin port të Tripolit, në Liban, pas përleshjeve të nxitura nga situata në Siri.

Mbështetës dhe kundërshtarë të Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, u përballën me armë automatike dhe granata në rrugët e qytetit, mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Kryeministri Najib Mikati organizoi një mbledhje urgjente të qeverisë, për të biseduar për masat e mundshme përballë kësaj situate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›