E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca për intervenim në Siri

Franca nuk e përjashton mundësinë për intervenim ushtarak në Siri, por vetëm me mandat të Kombeve të Bashkuara, deklaroi ministri francez i Mbrojtjes, Jean Iv Le Drijan, në konferencën vjetore për siguri rajonale, Shanga-La dialog në Singapor.

"Presidenti francez Francois Hollande nuk e përjashton intervenimin ushtarak, por ai patjetër duhet të ketë mandat prej OKB-së", tha Le Drijan.

Ministri francez i apeloi Rusisë që të ndërpres me mbështetjen e presidentit sirian, Bashar Al Assad dhe tha se rusët duhet të kuptojnë se nuk duhet të mendohet për ardhmërinë e Sirisë me Assadin në pushtet.

"Derisa ai është në pushtet, duhet ta intensifikojmë trysninë, t'i zgjerojmë sanksionet, ta mobilizojmë mendimin publik, ta izolojmë Assadin sa më tepër që është e mundur dhe t'i detyrojmë ata që ende e mbështesin të humbin interesin që ta bëjnë këtë edhe më tej dhe me këtë rast, gjithsesi mendoj në Rusinë", tha ministri francez.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten ju kundërvu trysnisë gjithnjë e më të madh ndaj Moskës për shkak të qëndrimit të saj për Sirinë, u shpreh kundër intervenimit ushtarak dhe e vuri në pyetje efikasitetin e sanksioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›