E Diel, 1 Nëntor 2026

Toronto, të shtëna në një qendër tregtare, një i vdekur

Një i vdekur dhe gjatë të tjerë të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike, është bilanci i një sulmi në një qendër tregëtare në Toronto të Kanadasë. Sipas autoriteteve një person ende i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri në qëndrën tregëtare Eaton, ndërsa ngjarja është cilësuar si e rrallë pasi akte të tilla të dhunës janë të rralla.
Kryetari i Torontos Rob Ford tha i shqetësuar se ky është një sulm i tmerrshëm, ndërsa siguroi se po punohet për të arrestuan sulmuesin.
"Unë jam këtu për ofruar mbështetjen time dhe ne duam të sigurohemi që ky njeri që ka kryer këtë krim të tmerrshëm të arrestohet" tha Ford.
Disa dëshmitarë thanë se dëgjuan disa të shtëna, ndërsa më pas u shkaktua një rrëmujë. Sipas policisë viktima është një 25 vjeçar. Kanadaja është një nga vendet që ka kontrolle të rrepta mbi armët e zjarrit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›