E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad i gatshëm të përdorë armë kimike

Politikani më i lartë që dezertoi nga qeveria siriane tha se regjimi i presidentit Bashar al-Assad nuk do të ngurrojë që të përdorë armë kimike, në përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Navaf Fares, ish-ambasadori i Sirisë në Irak, i tha BBC-së se raporte të pakonfirmuara tregojnë se në Homs mund të jenë përdorur tashmë armët kimike.

Ai gjithashtu e akuzoi regjimin dhe Al-Qaidën se po bashkëpunojnë për të orkestruar sulmet e mëdha në të gjithë Sirinë.

Regjimi më parë ka akuzuar vendet perëndimore se po i mbështesin militantët ekstremistë sunit të Al Qaidës që të luftojnë komunitetin pakicë alavite, që dominon në regjimin e Assadit.

Por Fares thotë se Al-Qaida dhe regjimi i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›