E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton paralajmëron sërish Iranin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin “të gjitha elementet e fuqisë amerikane për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armës bërthamore.”

Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët e lartë izraelitë në Jerusalem, Clinton tha se gjithkush preferon një zgjidhje diplomatike dhe se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara preferojnë të njëjtën në lidhje me Iranin.

Clinton tha se propozimet e Iranit bëra në bisedimet me fuqitë botërore- të ashtuquajturat P5 +1 - ishin propozime me të cilat nuk mund të fillohet procesi i zgjidhjes së problemit.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po zhvillon armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›