SHBA-ja e polarizuar

Polarizimi i politikës amerikane ka filluar prej dekadash. Betejat politike në Kongres për buxhetin dhe kompetencat e qeverisë, të kombinuara me beteja të gjata për çështje sociale si aborti dhe martesa mes homoseksualëve, e kanë bërë të vështirë për anëtarët e të dy partive që të gjejnë një kompromis.
Peter Brown punon në Institutin e Anketave në Quinnipiac që kryen sondazhe për çështje politike dhe kandidatë në gjithë vendin.
“Ne jetojmë në një vend të polarizuar, në një vend ku ka njerëz me vlera të ndryshme dhe stile jetese të ndryshme. Për shembull, ne e dimë që nëse jeton në një zonë urbane, je më i prirë të votosh për Partinë Demokrate. Nëse jeton në një zone rurale ke më shumë gjasa të votosh për republikanët”, tha Brown.
Polarizimi politik pasqyrohet në shumë forma. Për shembull, të bardhët që janë të martuar dhe frekuentojnë kishën, rregullisht kanë prirjen të votojnë për republikanët, ndërsa jo të bardhët, që janë të pamartuar dhe më pak fetarë, në përgjithësi mbështesin demokratët.