Assad në CBS: Nuk ka asnjë provë për sulm me armë kimike
SIRI-Presidenti sirian Bashar al Asad ka deklaruar gjatë një interviste për TV amerikan CBS se nuk ka asnjë provë që e bëjnë atë përgjegjës se ka përdorur armë kimike.
“Nuk ka asnjë dëshmi se unë kam përdorur armë kimike kundër popullit tim”, është shprehur Assad, i cili flet për herë të parë për një rrjet amerikan në dy vitet e fundit që me nisjen e konfliktit.
Presidenti sirian ka përsëritur se nëse SHBA do të sulmojnë atëherë dhe forcat e tij si dhe miqtë e tij do të hakmerren. Gazetarja që intervistoi Assad tha se presidenti sirian nuk kishte konfirmuar por as mohuar se vendi i tij ka armë kimike. TV amerikan CBS ka vendosur që intervistën e plotë me presidentin sirian ta transmetojnë të hënën.
(News24/BalkanWeb)