Kur do të pensionohet Messi ?

Tri herë futbollisti më i mirë i vitit në botë, Lionel Messi ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në ditën kur nuk do të ndjen më kënaqësi.
24 vjeçari argjentinas i cili shënoi 73 gola në 60 ndeshje për Barcelonën sezonin e kaluar ka treguar se objektivi i tij primar është të kënaqet në fushat e lojës.
“Futbolli është një lojë. Mundohem të kënaqem në fushë, të luaj gjithmonë. Në ditën kur nuk do të ndjej më kënaqësi do të pensionohem. Por, nuk dua që kurrë të humbi shkëlqimin dhe pasionin”, deklaroi Messi për The Times on Saturday.