E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Assad viziton zonat e tërmetit

 
Presidenti sirian Bashar al-Assad vizitoi ditën e premte punonjësit e shpëtimit në vendin e një ndërtese të shembur në qytetin verior të Aleppos, pas tërmetit masiv të së hënës vrau dhe plagosi mijëra njerëz. Assad ka parë nga afër dëmet e tërmetit dhe ka ka premtuar ndihmë përtë mbijetuarit. 

Siria u prek nga tërmeti dhe pati viktima dhe dëmë, por nga ana tjetër shqetësuese ka qënë kontrolli i territoreve, një pjesë nga reelet dhe një pjesë nga qeveria e Assad. 

Të paktën 3.317 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra janë lënduar në Siri nga tërmetet e fuqishme me qendër në Türkiye-n jugore që goditën rajonin më të gjerë herët të hënën, sipas shifrave të përpiluara sot. 

Ministria e Shëndetësisë e regjimit sirian tha se të paktën 1.347 njerëz kanë humbur jetën dhe 2.295 të tjerë janë lënduar në provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartus. 

Ndërkaq, të paktën 1.970 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.950 të tjerë janë lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas Mbrojtjes Civile Siriane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›