Assange kerkohet nga interpoli

Interpoli e ka vendosur emrin e Julian Assange themeluesit te Wikileaks ne listen e personave me te kerkuar ne bote. Kjo ndodhi pas kerkeses se Suedise e cila e akuzon ate per perdhunim dhe pasi gjykata e ketij urdheroi venien e tij ne pranga.
Sipas Interpolit lista e shume te kerkuarve nuk eshte nje mandat-arresti nderkombetar por nje kerkese ndaj 188 vendeve qe kane nenshkruar per kete liste per te kerkuar prangosur e me pas per te ekstraduar personin drejt vendit qe ka leshuar kerkesen.
Nderkohe vetem dy jave me pare gjykatat suedeze leshuan nje mandat-arresti nderkombetar per themeluesin e Wikileaks Assange nen akuzen e perdhunimit ngacmimit seksual dhe perdorim te dhunes ngjarje keto qe dyshohet se 39 vjecari australian i ka kryer ne muajin gusht te ketij viti gjate nje udhetimi ne Suedi.
Sipas autoriteteve suedeze kundrejt Assange rendojne 5 akuza qe kane lidhje me dy krime te ndryshme. Nderkohe avokatet e australianit kane apeluar vendimin e gjykates.