Kosove nis sot fushata zgjedhore

Ne kosove nis sot fushata zgjedhore per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit.
Me kete rast ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi u ka bere thirrje subjekteve politike qe te zhvillojne nje gare korrekte te programeve dhe ideve pa nxitur dhe provokuar urrejtje e mosdurim.
Ne mesazhin drejtuar qytetareve Krasniqi thekson se Kosova me keto zgjedhje po hyn edhe njehere ne nje sprove te veshtire demokratike.
Presidenti ne detyre vlereson se per nje cast e gjithe bota do te ktheje syte nga Kosova per te pare kulturen demokratike pjekurine politike dhe seriozitetin e nje shteti te shpallur dhe te njohur tashme nga 72 vende anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 29 subjekte politike elektorale me 1265 kandidate te tyre per deputete te Kuvendit te Kosoves.