E Diel, 1 Nëntor 2026

Hilari Klinton mberrin ne Kazakistan

Hillari Klinton shefja e diplomacise amerikane mberriti ne Kazakistan per te marre pjese ne nje samit te OSBE-se gjate te cilit ajo parashikon te vazhdoje fushaten e saj te shpjegimeve lidhur me mijera telegramet diplomatike amerikane te publikuara nga Wikileaks.

Ajo parashikon gjithashtu te perfitoje nga ky udhetim i pare jashte vendit qe prej publikimit te mesazheve per te filluar kunderofensiven politike te administrates Obama. Kjo e fundit i cilesoi rrjedhjet e dokumenteve si krime dhe shprehet se i gjithe komuniteti nderkombetar synohet prej tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Dimitri Medvedev nder lideret e kritikuar ne dokumente pritet te marrin pjese ne samtin e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope qe organizohet ne Astana.

WikiLeaks do te ndryshoje konceptin e diplomacise. Ky eshte mendimi i Javier Solanes ish pergjegjes i politikes se jashtme dhe mbrojtjes se perbashket te Bashkimit Evropian.

Sipas tij perhapja e mijera dokumenteve te rezervuar do te krijoje me pak raporte te besueshme qe jane themeli i metodave te diplomacise klasike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›