Assange largohet nga Britania- Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: Fitore të rëndësishme për lirinë e medias

WikiLeaks ka bwrw tw ditur se themeluesi Julian Assange është liruar nga burgu britanik Belmarsh, ku mbahet që nga viti 2019 dhe është larguar nga Britania e Madhe me avion.
“Ai u largua nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në mëngjesin e 24 qershorit, pasi kishte kaluar 1901 ditë atje. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Lartë në Londër dhe u lirua në aeroportin Stansted gjatë pasdites, ku hipi në një avioni dhe u nis nga MB”, tha organizata në faqen e saj X.
WikiLeaks konfirmoi gjithashtu informacionin nga një gjykatë amerikane rreth një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë midis Assange dhe prokurorëve amerikanë. Në të njëjtën kohë, sipas organizatës, ajo ende nuk është “formalisht e finalizuar”.
Më herët, Gjykata e Qarkut e SHBA për Ishujt Mariana Veriore, e cila ka statusin e një territori të organizuar të pa inkorporuar të Shteteve të Bashkuara, publikoi një dokument që deklaronte se Assange mund të deklarohej pjesërisht fajtor si pjesë e marrëveshjes. NBC raportoi se kjo mund të lejojë Assange të lirohet pas pesë vitesh burg.
Seanca dëgjimore në të cilën Assange mund të deklarojë fajësinë e pjesshme do të zhvillohet më 26 qershor në një gjykatë në Saipan në orën 9:00 të mëngjesit me orën lokale (25:00 GMT më 25 qershor).
Assange ndodhet në burgun Belmarsh që nga viti 2019, ku u vendos pasi u largua nga ambasada e Ekuadorit në Londër. Për më shumë se pesë vjet, Uashingtoni kërkoi nga Britania e Madhe ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku ai akuzohet për krime që lidhen me rastin më të madh të zbulimit të informacionit të klasifikuar në historinë amerikane.
Lirimi i Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange është fitore për gazetarët
Lirimi i Julian Assange nga burgu është një fitore për gazetarët në mbarë botën, sipas organizatës së gazetarëve.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) e përshkroi zhvillimin si një “fitore të rëndësishme për lirinë e medias”.
Në një deklaratë thuhej: “Heqja e 17 nga 18 akuzat me të cilat ai u përball, shmang kriminalizimin e praktikave normale gazetareske të inkurajimit të burimeve për të ndarë në mënyrë konfidenciale provat e keqbërjes dhe kriminalitetit”.
Presidenti i IFJ, Dominique Pradalie tha: “Julian Assange është i lirë. Fitore për të drejtën për të informuar dhe për t’u informuar. Fitore për gazetarët në mbarë botën.”
Sekretari i përgjithshëm i IFJ Anthony Bellanger shtoi: “Përpjekja për ndjekje penale të Julian Assange hodhi një hije të errët mbi gazetarët, veçanërisht ata që mbulojnë çështjet e sigurisë kombëtare. Sikur Assange të kishte shkuar në burg për pjesën tjetër të jetës së tij, çdo gazetar që do të dorëzonte një dokument të klasifikuar do të kishte frikë se do të përballej me një fat të ngjashëm.”
/rtsh.al/