E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange ne gjendje te rende shendetesore

Julian Asanzh vuan nga një infeksion kronik në mushkëri. Themeluesi i Uikiliks strehohet prej pesë muajsh në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të evituar ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për përdhunim. Ambasada e Kuitos i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar një leje në mënyrë që Asanzh të dalë nga ambasada për tu mjekuar në spital. Ambasadorja ka shpjeguar se përkeqësimi i sëmundjes së tij ka të bëjë me mungesën e dritës së diellit dhe ajrit të pastër. Infeksioni kronik në mushkëri mund të përkeqësohet në çdo moment. Asanzh është mbyllur në zyrat e ambasadës që nga data 19 qershor. Ai frikësohet nga transferimi i mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku rrezikon dënimin me vdekje për spiunazh. Dy ditë më parë ai ka akuzuar kongresin amerikan, që sipas tij ka ushtruar presion në mënyrë që të bllokojë donacionet ndërkombëtare në mbështetje të Uikiliks.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›