E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris: Hapet xhamia e parë për homoseksualë

Në Paris të premten është hapur xhamia e parë në të cilën do të mund të luten pjesëtarët e komunitetit LGBT. Këtë nismë fillimisht e kishte bërë një aktivistë i të drejtave të homoseksualëve, me prejardhje nga Algjeria, bashkë me një mik të vetin, përndryshe mug budist - që të dy homoseksualë.

Nismëtari i idesë, Ludovic Mohamed Zahed, deklaron se deri tani ka pranuar mjaft kërcënime, andaj edhe nuk dëshiron të bëjë të ditur se ku saktësisht ndodhet kjo xhami.

Kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, Dalil Boubaker, ndërkaq deklaroi se askush nuk do të shkojë në xhaminë e re për t’u lutur, sepse homoseksualizmi është në kundërshtim të plotë me islamin.

Zahad beson se xhamia e re do të ketë një vend të veçantë në jetën e myslimanëve homoseksualë në Francë. Shoqata e themeluar nga ai, Homoseksualët Myslimanë të Francës, nga gashtë anëtarë sa kishte fillimisht tashmë ka mbi 300 anëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›