E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS miraton strategjine elektorale per zgjedhjet 2013

Kryesia e Partisë Socialiste ka shqyrtuar detajet teknike të strategjisë elektorale, në funksion të zgjedhjeve politike të vitit 2013. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, që zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, është vendosur që secili qark i vendit të ketë një shtab elektoral të vetin, i cili do të përpilojë një strategji të caktuar, bazuar gjithmonë në parimet e strategjisë kombëtare, të miratuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 19 tetorit.
Strategjia e elektorale e socialistëve përqendrohet tek gjendja ekonomike, politikat fiskale, sistemin shëndetësor dhe arsimor. Në muajin janar, pritet të nisë fushata në bazë e të gjithë zyrtarëve të partisë, ku do t’i bëhet e ditur qytetarëve programi i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›