Assange ofendon zyrtarët e lartë amerikanë: Janë vetëm disa idiotë

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange iu rikthye përsëri kritikave ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë televizive dhënë për MSNBC, nga Britania ku ai ndodhet në arrest shtëpie Assange iu përgjigj deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, ish- goverantores së Alaskes Sarah Palin dhe ish- guvernatorit të Arkansas Gov Mike të cilët e krahasuan publikimin e dokumentave sekrete nga WikiLeaks si terrorizëm.
Assange tha se ata janë vetëm disa idiote që po përpiqen të bëjnë emër për veten e tyre.
Ai tha se SHBA-ja është një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk duhet të ketë njërëz të nivelit të lartë që nxisin vrasje si kundërpërgjije ndaj publikimeve të gjerave sekrete.
Gjatë intervistës ai pyeti nëse Shtetet e Bashkuara po shkonin në "gjendje anarkie", kur liderët e saj bënë kritika të tilla ndaj tij. Assange përsëriti gjithashtu komentet që bëri në CNN kohët e fundit se ai nuk e di kush është burimi i qindra e mijëra dokumenteve të klasifikuara.