E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Ylli Ndroqi nderohet me çmim nga Dhoma e Tregtisë

RTV “Ora News” është vlerësuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me çmimin për realizim 24 orë të lajmeve në kohë reale, të emisioneve me cilësi të lartë, dhe të lajmeve investigative. Çmimi është marrë nga z. Ylli Ndroqi, i cili shprehu bindjen se televizioni “Ora News”, do të vazhdojë të transmetojë informacion cilësor.
 

Jo më kot zoti Ndroqi ia dedikoi këtë çmim të gjithë stafit të televizionit duke treguar edhe një herë se suksesi i “Ora News” varet nga mënyra e organizimit dhe punën në grup. Një punë që është vlerësuar më së shumti nga publiku dhe interesi i tij për të ndjekur lajmet 24 orë pa ndërprerje.
 

Duket se edicionet e lajmeve, lidhjet direkte me studiot lëvizëse, transmetimin satelitor së fudmi si dhe emisionet e shumëllojshme kanë treguar se “Ora News” është një television solid dhe i stabilizuar në tregun mediatik elektronik.
Në këtë mbrëmje u ndanë dhe një sërë çmimesh të tjera , midis të cilëve u vlerësuan dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, dhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
 

Çmime të tjera iu ndanë dhe shoqatave, bizneseve dhe personaliteteve me kontribut në fusha të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›