E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange para gjygjit- Themeluesi i WikiLeaks mund te ekstradohet ne Suedi

Per here te trete Julian Assange del kete te hene para gjyqit ne Londer por per here te pare ceshtja behet serioze per australianin 39 vjecar. Tani do te vendoset nese ai do te dorezohet ne Suedi ku ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra veren e kaluar. Deshmitaret suedeze pohojne se ne raportin seksual te kryer ne marreveshje me to nuk ka perdorur prezervativ duke vepruar kunder deshires se tyre. Assange e refuzon kete akuze.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Media me interesim te madh per procesin e Assange

Une kam qenduar pese jave ne Suedi pasi kunder meje ishin ngritur keto akuza. Brenda 24 oreve prokurori suedez deklaroi se nuk ekziston as dyshimi me i vogel se ne keto akuza mund te kete dicka te vertete.

Ne fakt ekzistojne paqartesi ne menyren si jane sjelle suedezet. Fillimisht padine nuk e paten ngritur dy grate por policia suedeze. Akuza u shqyrtua dhe ra keshtu qe Assange mundi te largohej perseri nga vendi pa probleme. Vetem me vone prokuroria e rihapi ceshtjen dhe nxori nje urdher arresti nderkombetar kunder Assange.

Per sfondin e akuzes qarkullojne dy versione Ose te dyja grate me te cilat Assange kishte fjetur brenda 24 oreve ishin bere xheloze dhe donin te hakmerreshin kunder australianit. Ose kane lene veten te perdoren si vegla per interesat amerikane. Pas fillimit te publikimeve nga WikiLeaks te depesheve sekrete te ambasadave amerikane politikanet konservatore ne SHBA paten kercenuar qe tia mbyllnin gojen tradhetarit te sekreteve qeveritare biles u kerkua edhe vrasja e tij.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Julian Assange mban ne dore vendimin e gjykates per lirim me kaucion

Por me sa duket situata ligjore ne SHBA nuk lejon as proceduren e ekstradimit thote avokati i Assange Mark Stephenes. Sikur te kishte nje pike akuze neqoftese Julian Assange do ta kishte thyer ligjin atehere per kete ve bast kjo do te ishte konstatuar gjate gjashte muajve te kaluar. E qarte eshte se ai nuk ka shkelur asnje ligj amerikan sic pohohet aktualisht.

A eshte e gjithe afera seksuale ne Suedi eshte vetem nje justifikim per tia ndaluar veprimtarine Terroristit Hightech sic e quan ate zevendespresidenti Jo Biden

Ne fund te fundit Assange as nuk ka ikur dhe as nuk eshte fshehur sic u tha fillimisht por ai iu dorezua me 8 dhjetor policise. Pas nje ndalimi te shkurter ai u lirua perseri me kusht kundrejt nje pagese. Ne mesin e perkrahesve te tij te shumte qe ne dy seancat e para gjyqesore qendruan para nderteses ishte edhe aktivistja per te drejtat e njeriut Bianca Jagger Ajo qe ne duhet te kuptojme eshte se ky nuk eshte thjesht ceshtje e Assange ajo ka te beje me te gjithe ne ajo ka lidhje me lirine e mendimit me lirine e shtypit me te drejten e jete private me te drejten tone themelore per tu shprehur te lire.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne mesin e perkrahesve te tij te shumte te Assange eshte edhe Bianca Jagger aktiviste e te drejtave te njeriut

Ai kurre nuk ka nxitur njeri per ta pajisur me material thote Assange. Ai nuk e konsideron veten si hajdut te te dhenave por si sqarues Puna jone si WikiLeaks vazhdon me te njejtin intensitet. Ne do te vazhdojme ti dergojme partnereve ne gazetat ne mbare boten dhe disa grupe te te drejtave te njeriut depeshet e ambasadave dhe materiale te tjera.

Nderkohe ai eshte nominuar madje per cmimin Nobel te paqes. Zbulimet e WikiLeaks per pasurimin e ish diktatorit tunizian Ben Ali thuhet ne argumentim kane kontribuar ndjeshem ne rrezimin e tij.

AutorJrgen Hanefeld/ Angelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›