Si do te vazhdohet ne Egjipt - Demostruesit kerkojne qe Mubaraku te largohet

Nje nga biznismenet shkencetaret dhe intelektualet qe duan tani te marrin fatin e vendit ne duart e tyre eshte edhe mbajtesi i cmimit Nobel per fizike Ahmed Sewail. Ai krahason levizjen demokratike te 25 janarit me revolucionet e meparshme ne Egjipt. 60 vjet pas pucit ushtarak te oficereve te lire njerezit kane dale serish ne rruge te kerkojne liri dhe demokraci pohon Seveil. Rinine ne sheshin Tahrir ai e quan fytyren e Egjiptit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gamila Ismail nga partia opozitare Ghad
Sevail ka biseduar me ta plot shtate ore dhe ka hartuar nje propozim pese-pikesh per daljen nga kriza Ndryshimin e kushtetutes heqjen e gjendjes se jashtezakonshme lirimin e te burgosurve politike zgjedhjet e lira dhe reformat e ligjit per mediat.
Keto kerkesa nuk ndryshojne shume nga gjerat qe ka biseduar zevendespresidenti Omar Suleiman me disa pjese te opozites.
Ai ka leshuar nje kumtese e cila e konfirmon dhe ploteson fjalimin e presidentit Hosni Mubarak ndryshimet kushtetuese duhet te pergatiten nga nje komitet i vecante por ai ende nuk eshte krijuar. Gjendja e jashtezakonshme duhet te hiqet ndonese nuk dihet kurre se kur. Ligji per mediat duhet te ndryshohet ndersa te burgosurit politik te lirohen - dikur.
Nje zedhenes i Vellerzerve Myslimane e pershkruan keshtu takimin me zevendespresidentin Nuk ka pasur negociata po vetem kembim qendrimesh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbajtesi i cmimit Nobel per fizike Ahmed Sewail
Per nje afat te caktuar kohor njerezit nuk do te largohen nga sheshi Tahrir pohon politikania Gamila Ismail nga partia opozitare Ghad.
Nderkohe qe kerkesa kryesore qe i ka detyruar njerezit te dalin ne rruge nuk eshte prekur ende fundi i qeverise se presidentit Mubarak. Njerezit ne sheshin Tahrir duan qe Mubaraku te largohet pohon Ismail.
Presidenti Muhammad Hosni Mubarak do te jete presidenti i pare i nje vendi te madh ne Lindjen e Mesme i cili per se gjalli do tia dorezoje pushtetin nje politikani tjeter pohon Sewail. Kjo do te thote qe demonstruesit duhet te mbeten ne rruge edhe shtate muaj deri ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Ne Konferencen e Sigurise kancelarja Angela Merkel dhe shume politikane te tjere perendimore kerkuan qe te mos merren vendime te ngutshme dhe te evitohet kaosi i mundshem.
Nje kompromis i mundshem eshte ai i Keshillit te te mencurve i cili perbehet prej nente personaliteteve te njohura. Ai sugjeron qe presidenti Mubarak te mbetet formalisht ne pushtet por qe detyrat e tij ti kryeje zevendespresidenti Suleiman propozim qe ai ka refuzuar. Nderkohe po vazhdojne perpjekjet per hartimin e nje plani kohor dhe dokumentave te duhura sheshi Tahrir ne qender te Kajros po shnderrohet ngadale ne nje fshat.
Autor Esther Saoub/ Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama