E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje e treta e te natyralizuarve eshte me prejardhje turke

Ne Gjermani kane marre nenshtetesine nga viti 2002 deri ne vitin 2009 gati nje milion vete. Kjo del prej pergjigjes se qeverise gjermane ndaj nje kerkese parlamentare te zevendeskryetarit te fraksionit te Bashkimit CDU-CSU Johannes Singhammer njofton e perditshmja Die Welt.

Singhammer i tha gazetes se numri jashtezakonisht i madh tregon se Gjermania eshte nje vend shume i hapur. Gati nje e treta e te natyralizuarve eshte me prejardhje turke.

82 milione vete kane jetuar ne Gjermani ne vitin 2008 sipas te dhenave te Zyres Federale te Statistikave. Pjesa me e madhe e tyre jane te gjinise femerore 42 milione. Shumica e popullsise gjermane gati 75 milione zoteron pasaporten gjermane.

Nje e pesta e banoreve jane me prejardhje migracioni qe do te thote se ata vete prinderit ose gjysherit kane ardhur ne Gjermani nga vende te tjera. Me pak se 10 perqind e te gjithe personave qe jetojne ne Gjermani nuk e kane nenshtetesine gjermane.

Autor DW/ Elert Ajazaj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›