E Shtunë, 31 Tetor 2026

AssangeDo te kundershtoj ekstradimin ne Suedi

Themeluesi i uebsajtit Wikileaks Julian Assange ka deklaruar para gjykates se do te kundershtoje ekstradimin ne Suedi.
Gjykata refuzoi kerkesen e Asanzhit per lirim me kusht. Themeluesi i Wikileaks mohon akuzat per ngacmime seksuale dhe perdhunim akuza te ngritura nga dy gra ne Suedi.

39-vjecari nga Australia do te mbahet ne paraburgim teksa javen e ardhshme iu caktua nje seance degjimi.

Asanzhi deklaroi para Gjykates se Magjistratures ne qytetin e Westminsternit se ai do ta kundershtoje me te gjitha menyrat ekstradimin e tij ne Suedi.

Nese gjykata e Qarkut konfirmon se mandat arresti eshte i ligjshem Asanzh mund te ekstradohet ne Suedi. Por procesi mund te zgjase me muaj vecanerisht tani qe Asanzh ka paralajmeruar se do te kundershtoje ekstradimin.

Gjate degjimit te plote i cili do te zgjase disa jave Asanzh do te kete mundesine te jape argumentet e tij kunder ekstradimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›