Mustafa Dialogun me Serbine e drejton fituesi i votimeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka deklaruar se bisedimet me Serbine per ceshtjet e interesit te perbashket nuk jane ceshtje vetem e nje individi por e qeverise dhe parlamentit te ardhshem te Kosoves dhe e nje bashkepunimi te te gjitha subjekteve politike ne vend.
Ne nje interviste per BBC-ne Mustafa tha se bisedimet duhet te udhehiqen nga fituesi i zgjedhjeve te 12 dhjetorit dhe nuk e fsheh synimin qe LDK-ja te cilen e drejton te fitoje zgjedhjet.
Sipas tij bisedimet do te zhvillohen vetem per ceshtje teknike dhe jo per statusin e Kosoves dhe teresine tokesore te saj.
Mustafa ka kundershtuar koalicionin e ardhshem me Partine Demokratike i cili sic tha do te ishte i demshem per Kosoven dhe do te cenonte edhe demokracine ne vend.
Ai tha se LDK-ja eshte e gatshme qe te kaloje ne opozite nese qytetaret e Kosoves nuk do ta votonin ate si partine e pare ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.