E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer Assange mberrin ne gjykate

Julian Assange ka mberritur ne gjykate per te dale para trupit gjykues ne baze te urdherarrestit te leshuar ndaj tij nga autoritetet suedeze.

Themeluesi i Wikileaks faqja e internetit me e perfolur e diteve te fundit akuzohet per dhune dhe ngacmime seksuale.

Assange u arrestua sot nga policia londineze ne seline e Scotland Yard ku kishte shkuar per te negociuar dorezimin e tij.

Por sipas se perditshmes britanike The Guardian para dorezimit Assange ka regjistruar nje video te cilen organizata e tij do ta transmetoje me vone gjate dites.

Ne momentin e mberritjes ne gjykate Assange shoqerohej nga forca te shumta policie nderkohe qe prania e mediave ishte shume e madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›