E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assanzh prezantues, intervista me liderë botërorë!

BRITANI- Juljan Assanzh, themeluesi i ëebsajtit të njohur Wikileaks, bëri të ditur se tashmë do të bëhet edhe më i famshëm, duke u bërë prezantues i një emisioni në televizonin rus në gjuhën Angleze, “Russia Today”. Emisioni i quajtur “Bota nesër”, i drejtuar nga Assange do të fokusohet tek intervistat me lider të rëndësishëm politike, analiste dhe personalitete të rëndësishme botërore.

Programi televiziv do të jetë një kombinim i tipit Oprah Uinfri me Havri Levin, por me më shumë sekrete të nxjerra në publik. Nuk dihet ende se kush do të jetë i ftuari i parë i themeluesit të Wikileaks, por mendohet se emisioni pritet të jetë mjaft i suksesshëm.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›