E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, sherr mes të rinjsh, një i vrarë dhe një i plagosur

Një konflikt banal ka marrë jetën e një personi ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Bulqizë, në një bilardo të qytetit ku është goditur për vdekje me thikë shtetasi Elton Koci, 21 vjec dhe ka mbetur i plagosur rëndë Ani Sulku. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq uniformat blu kanë shpallur në kërkim një të ri 17vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili dyshohet si autor i kryerjes së krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›