Rama-kryeprokurores: Më heto edhe mua për 21 janarin!
TIRANË- Lideri i opozitës Edi Rama i ka dërguar sot një letër kryeprokurores Ina Rama, ku kërkon cuarjen deri në fund të hetimeve, pasi sic shprehet ai tashmë roli i organit të akuzës është vendimtar. Kryesocialisti garanton Ina Ramën se opozita do mbështesë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm të ngjarjeve të 21 janarit, ndërsa kërkon që edhe ai vetë të dëshmojë, në cilësinë e koordinatorit të organizimit të demonstratës më 21 janar 2011-të, sic thotë Rama.
“Nga ana e Partisë Socialiste dhe forcave të opozitës së bashkuar, unë Ju garantoj gjithashtu për mbështetjen tonë pa kushte në këtë hetim, për suksesin e plotë të të cilit kemi qenë dhe jemi tërësisht në dispozicion të organit të akuzës. Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre deputetëve socialistë e kemi pranuar pa asnjë ngurrim dhe Ju siguroj se do të japim votën tonë në parlament që imuniteti i tyre të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të paanshëm. Por në këtë pikë e shoh të udhës t’Ju bëj publikisht një pyetje dhe një shpjegim nga këndvështrimi im si kryetar i Partisë Socialiste e në këtë rast edhe organizator i demonstratës së 21 janarit. Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe për rrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë as më shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë se sa unë personalisht?”, shprehet Rama.
Në letrën e tij, Rama sqaron se dëshmia e tij do t’i vlente hetimit, prandaj mbetet në pritje që organi i akuzës ta thërrasë të dëshmojë.
"Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e për vetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Dua të besoj se Ju do ta çmoni seriozisht këtë shprehje vullneti nga ana ime për ta ndihmuar hetimin dhe nuk do të ngurroni të më rendisni edhe mua në radhën e të hetuarve. S’kam asnjë imunitet dhe mbi të gjitha asnjë dallim nga të tre deputetët në fjalë apo nga cilido tjetër që, njësoj si ata, ka qenë pjesë e organizimit të demonstratës së 21 janarit", thekson kryeopozitari.
Ai kërkon përfshirjen në këtë hetim të kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, duke ngritur një tjetër pyetje pëe kryeprokuroren në këtë letër. “Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?”, shkruan Rama më tej.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Letra e plotë e Kreut të PS-së, Edi Rama