Astma, Kosova: Evidentim të hershëm dhe mirëmenaxhim të sëmundjes
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, theksoi sot rëndësinë që ka mirëmenaxhimi i sëmundjeve kronike, të cilat dëmtojnë cilësinë e jetës së pacientëve dhe ndikojnë në shkurtimin e jetës së tyre.
I pranishëm në konferencën shkencore “Është koha të kontrolloni astmën tuaj”, Kosova theksoi se është shumë i rëndësishëm evidentimi sa më i hershëm i këtyre sëmundjeve, mirëmenaxhimi i tyre dhe mirëedukimi i pacientëve, në mënyrë që në kohën e duhur, në mënyrën e duhur, ata të bëjnë atë që duhet për të rregulluar atë që kemi në dorë.
“Astma, që po prek gjithmonë e më shumë njerëz, ka pjesën e saj genetike, por dhe faktorët ambientalë që ndikojnë në rëndimin apo lehtësimin e sëmundjes”, theksoi më tej Kosova.
Ndërkohë, ai shtoi se “duke qenë se kjo është një sëmundje kronike, bashkë me shumë të tjera, kjo prish cilësinë e jetës së pacientit dhe puna e përbashkët që do të bëjmë në këtë drejtim, do të ndikojë në ndalimin e kësaj rruge të papëlqyeshme për personin që e ka këtë sëmundje”.
Kosova theksoi gjithashtu rëndësinë që ka mjeku i familjes në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Mjeku i familjes, sipas tij, është ai që ka kontaktin e parë me qytetarin, apo zbuluesi i parë i sëmundjeve.
“Evidentimi, njohja e familjarëve, apo pacientëve me shenjat e para të kësaj sëmundje, është ajo që kemi në dorë për t’i dhënë kësaj patologjie ndihmesën për të minimizuar problemet e pacientëve”, tha Kosova.
Ai vuri në dukje se qeveria ka rimbursuar pompa apo preparate për këta të sëmurë, duke theksuar se “bashkëpunimi ynë i përbashkët do të bëjë që këta pacientë të kenë trajtime dhe mjekime bashkëkohore, apo që një person me astmë në Shqipëri të ketë atë trajtim që ka çdo qytetar në Bashkimin Evropian”.
Shoqata Shqiptare e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike ka përpiluar protokolle te detajuara, duke u bazuar në udhërrëfyes ndërkombëtarë të përshtatura për Shqipërinë që në vitin 2005, të cilat janë përditësuar çdo vit me të rejat e fundit, bëri të ditur Alfred Priftanji, President i kësaj shoqate.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit astmën në vendin e 6, duke u bërë kështu një barrë për individin, për familjen dhe ekonominë e vendit. Astma alergjike është forma më e zakonshme.
(er.nu/ata/BalkanWeb)