E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Elhaidën. Pritet të bëhet pjesë e fushatës së tij elektorale

Elhaida-Dani2Tiranë- Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, e cila natën e të enjtes u shpall fituese e  The Voice of Italy. Pas një urimi në Facebook, kryeministri Berisha e ka telefonuar atë personalisht. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të kryeministrisë: Kryeministri Berisha uroi gjatë një bisede telefonike, këngëtaren Elhaida Dani, e cila pas një konkurrimi të fortë dhe të bukur, mbrëmë u shpall Voice of Itali.

Kryeministri i tha këngëtares se me zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin e shkëlqyer elektrizoi publikun shqiptar dhe atë italian.

Me suksesin e jashtëzakonshëm në atdheun e këngës dhe muzikës, mbrëmë bëre krenarë të gjithë shqiptarët, e uroi Kryeministri. Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese,- thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se së shpejti vajza e talentuar nga Shkodra pritet të ftohet për të qenë pjesë edhe e fushatës së Berishës, ose ndoshta në mitingun përmbyllës të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›