E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrallë, kapet në ujërat e detit Jon, peshku ton që peshon 270 kg (FOTO)

oeshku-tonDurrës- Pa marrë parasysh çfarë kemi parë në dokumentarë të ndryshëm televizivë, kjo është me të vërtetë e rrallë në ujërat e detit Jon.

Një peshk ton, me peshë 270 kg ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve të anijes ‘Koral’ të qytetit të Durrësit ditën e sotme. Së bashku me të, më të madhin apo më mirë gjigandin, kanë përfunduar në rrjetat e peshakatarëve edhe dhjetë të tjerë me peshë më të vogël gati 70-150 kilogramë.

Mund të quhet një ditë me të vërtetë e mbarë për ta. Pasi peshku me peshë 270 kg, është më i madhi i kapur ndonjëherë në këtë zonë. Specialisti i stabilimentit të peshkut  pranë kompanisë Koral tha se këto peshq janë kapur në thellësinë  500 metra.

PESHK-TONPeshku ton me peshë 270 kg

Peshqit do të tregtohen në restorantet e qytetit bregdetar por edhe të Tiranës, ku pavarësisht çmimit të lartë, peshku ton mbetet një ndër të preferuarit e qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›