E Martë, 3 Nëntor 2026

Aston Martin dhe Honda punojnë për 2026-ën

Aston Martin dhe Honda kanë nisur nga puna për të projektuar motorin e ri për Botërorin e 2026-ës. Për veturën me bazë në Silverston bashkëpunimi me gjigandët japonez është diçka e re pasi që prej 2009-ës kur quhej Force India furnizohej me motor Mercedes.

Aston Martin po shfrytëzon në maksimum rregulloren e FIA-s, e cila i lejon që të projektojnë që tani motorin e ri. Ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për aerodinamikën dhe pjesën e jashtme të veturës. Për këto të fundit rregullorja e FIA-s flet qartë dhe fton skuadrat që të në këtë drejtim të punojnë vetëm pas 1 janarit të 2025-ës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›