E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Villa huazon Keanen

Aston Villa ka njoftuar për huazimin e sulmuesit të Republikës së Irlandës, Robbie Keane.

Futbollisti i Los Angeles Galaxy do t’i bashkohet skuadrës nga Villa Park deri më 25 shkurt dhe do të jetë në dispozicion nga takimi kundër Evertonit në fundjavë si dhe ka të drejtë loje në FA Cup.

“Jam i lumtur me rikthimin në Premierligë. Do të jem këtu vetëm për dy muaj por do të jap maksimumin gjatë kësaj periudhe” deklaroi Keane për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›