E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku junior, hapave të vëllait

Skuadra e Vorsklas, nga kjo javë në radhët e veta do ta ketë edhe një Dallk. Ai është vëllai i vogël i Armend Dallkut, Ardeni. Reprezentuesi shqiptar beson në potencialin e vëllait, për të cilin mendon se mund ta ndjekë rrugën e babait dhe të jetë i rëndësishëm në të ardhmen në klubin nga Poltava.

Ekipit ukrainas Vorskla, të martën i është bashkuar një mbiemër mjaft familjar për këtë skuadër – Dallku. Bëhet fjalë për vëllanë e vogël të liderit të skuadrës nga Poltava, Ardenin, i cili i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Duke e demonstruar më të mirën nga vetja, në të njëjtën kohë që ta arsyetojë atë që pritet nga ai dhe duke i ndjekur karakteristikat e vëllait të tij, 17 vjeçari ka hyrë nën urdhrat e trajnerit Nikolay Pavlov dhe asistentëve të tij.

Ardeni do të mundohet ta ndërtojë një karrierë në botë, duke u nisur nga futbolli ukrainas. Familja Dallku është e lidhur ngushtë me futbollin. Babai i tij (Sabiti) ka qenë lojtar i njohur në ish Jugosllavi, ndërsa vëllai i tij i madh luan me sukses te Vorskla. Andaj, Ardeni ka absolutisht arsye që ta kërkojë rastin e tij të përfshihet në skuadër, ku njërin prej roleve kyçe gjithmonë e ka mbuluar vëllai i tij.

“Besoj në potencialin e madh të Ardenit. Natyrisht, duke i ndjekur hapat e babait, vëllai im nuk ka mundur të mos mendojë dhe ta vazhdojë dinastinë e futbollit për ta vazhduar traditën familjare. Është e vërtetë se prindërit nuk kanë qenë të gatshëm ta lënë të largohet djalin e tyre të dashur nga shtëpia, por unë jam këtu, kështu që gjithçka do të shkojë mirë”, theksoi përfaqësuesi shqiptar për ueb faqen zyrtare të klubit.

“Së paku në shtëpi. Dëshiroj t’i falënderoj trajnerët e Vorsklas që ia kanë mundësuar së paku të stërvitë me skuadrën. Shpresojmë që kur ta arrijë moshën e duhur, mund ta ndihmojë Vorsklan”, vazhdoi Dallku.

Deri para pak kohësh, Dallku junior ka luajtur në pozitën e qendrësmbrojtësit. Para se t’i bashkohej Vorsklas, ai kishte luajtur në Kosovë. Por, Armendi ishte iniciues i shtytjes së tij që t’i bashkohej në Ukrainë, ku perspektiva është më e madhe.

Armendi do të mundohet t’ia mësojë edhe gjuhën ruse Ardenit, sepse, duke mos e njohur gjuhën në Ukrainë, mundësitë për të luajtur në Vorskla janë të barabarta me zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›