Torino shënjestron Kadrin

Bashkim Kadri është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane. Ekipi i fundit që ia ka vënë syrin futbollistit të ri shqiptar është ai italian Torino. Lajmin e ka bërë të ditur ueb faqja daneze tipsbladet.dk.
Torino, ku luan mesfushori kosovar Migjen Basha, po mundohet me të gjitha forcat që të rikthehet në Serie A dhe futbollisti i Odenses shihet si një armë më shumë për ta arritur objektivin.
Menaxheri i lojtarit, Michael Bolvig, e njeh mirë futbollin italian dhe mund të ndërmjetësojë në këtë transferim. 20 vjeçari ka kontratë me klubin danez edhe dy vjet e gjysmë, por ai mund ta ndërrojë mjedisin qysh këtë muaj.
Sipas ueb faqes italiane Tuttosport, e afërt me klubin torinez, ‘Granada’ planifikon ta përgatitë një ofertë të kënaqshme për Odensen, për ta lënë të lirë Kadrin, i cili më parë kishte debutuar me përfaqësuesen e Danimarkës. Talenti shqiptar kërkohet edhe nga skuadra gjermane.