E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astrit Kalaja, relator i ankimimit të PS-së në Kolegj. Ankimimi shqyrtohet më 6 korrrik

Keolgeji Zgjedhor ka zgjedhur gjatë ditës së sotme relatorin për ankimimin e Partisë Socialiste në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë. Relatori për këtë ankimim do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja.

Ndërkohë, janë zgjedhur dhe anëtarët e tjerë të trupës së Kolegjit, të cilët do të jenë: Petraq Dhimitri, Dhurata Haveri, Marie Qiriazi dhe Sashenka Jonuzi.

Kolegji ka vendosur që kërkesën ankimore të PS-së ta shqyrtojë më datën 6 korrrik.

PS kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor në 284 qendra, pasi në to janë gjendur shkelje të shumta, të cilat kanë ndikuar në mënyrë direkte në rezultat. Me këtë kërkesë, PS kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›