Astrit Patozi: Regjistrimi etnik, aspak pozitiv
Kreu i Grupit Parlamentar të maxhorancës thotë se futja e kombësisë në formularin e censusit mund të krijonte komplikacione tërësisht të panevojshme. Ai thotë se Tirana nuk ka nevojë për rivotim, pasi e ka një fitues
Nga Skender Minxhozi, MAPO
Zoti Patozi, kontesti juridik për Tiranën po shkon drejt fundit. Rezultati është luhatur disa herë, nga fitorja paraprake e Ramës, tek avantazhi i Bashës pas numërimit të votave të gabuara. A e prisnit një finale të tillë për zgjedhjet në qytetin e Tiranës?
Personalisht prisja një rivalitet të fortë, por nuk mund të isha aq profet sa të parashikoja një diferencë kaq të ngushtë, me më pak se 100 vota. Por tani që kjo ndodhi, e rëndësishme është që sistemi ynë e përballoi me profesionalizëm dhe me integritet një sfidë, që sigurisht nuk ka qenë e lehtë.
Palët deklarojnë të dyja fitoren. Në fakt, në funksion të shifrave, pra të rreth çerek milioni votash të hedhura më 8 maj, ai që duket është më shumë një barazim. A nuk do ishte më i drejtë nga ana etike e morale, një rivotim në Tiranë, në këto kushte?
Diferenca tmerrësisht e ngushtë do të thotë se praktikisht Tirana është e ndarë në dy gjysma, por kjo jo dosmosdoshmërisht duhet të çojë në një rivotim. Është njësoj si një ndeshje boksi që nuk përfundon me nokaut, por me pikë. Sepse me këtë logjikë i bie që me sistemin proporicional rajonal që ne kemi adoptuar që nga 2008-ta, mundësia e një rezultati të përafërt mes dy kampeve është rritur ndjeshëm. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Por do të ishte krejtësisht kundërproduktive dhe në dëm të interesave ë vendit, që ne të përsëritnim zgjedhjet pambarimisht, derisa ato të na jepnin një rezultat të gjerë. Kjo, sa i përket konstektsit politik dhe juridik, ku nuk shoh asnjë arsye që të ketë rivotim.
Në rrafshin etik dhe moral, unë mendoj se nuk kemi një rezultat të ngushtë, por një diferencë të thellë me dy rivalëve. Së pari, sepse në një betejë në dukje dhe në nisje të pabarabartë, Lulzim Basha arriti të mundte, jo thjesht kryetarin i Bashkisë së Tiranës në detyrë, por më shumë liderin e opozitës. Së dyti, raporti i Bashës me gjysmën kundër është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Edi Ramës. Dhe kjo u tregua para, gjatë edhe pas zgjedhjeve, ku Lulzim Basha nuk ishte për asnjë çast armiqësor me ata që nuk e votuan, madje duke përfshirë këtu edhe vetë zotin Rama. Kjo është një diferencë e madhe konceptuale, e cila sigurisht që e bën shumë më të lehtë koabitacionin e dy gjysmave të Tiranës nën adminnistrimin e kryetarit të ri të sapozgjedhur të bashkisë. Së treti, për shakk të Edi Ramës, me dy portofole të fryra, kryeqyeti ishte pjesa më e lodhur e shoqërisë shqiptare, nga antagonizmi i pafre dhe nga debati shterpë politik i viteve të fundit.
Lulzim Basha i premtoi Tiranës një qeverisje jashtë konfliketeve politike, që jo vetëm i cfilitnin qyetarët e saj, por ato u kushtonin atyre shumë energji të shkuara dëm dhe shumë projekte dhe shërbime që nuk viheshin në funksion të problemeve të yre. Ndërsa Edi Rama, i cili hyri në garë me arrogancën dhe me përçmim për kundërshtarin e tij, jo vetëm nuk e premtoi këtë, por përkundrazi luftoi me të gjitha mjetet për të kundërtën. Për çuajrjen e konfliktit në një stad edhe më të avancuar, në rast të një fitorjeje të tij në Tiranë. Për të gjitha këto arsye, duket sikur Lulzim Basha, në një farë mënyre ka çliruar nga ethet e djallit edhe gjysmën që e ka votuar kundër.
Ndërkombëtarët kanë bërë një dallim të qartë mes procesit elektoral pozitiv jashtë Tiranës dhe vetë votimeve në kryeqytet. A është e saktë të thuhet se Tirana po rrezikon standartet e zgjedhjeve lokale?
Nuk e besoj. Kam bindjen se Tirana ishte thjesht pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme e një procesi plotësisht korrekt dhe transparent, që shoqëroi në përgjithësi zgjedhjet vendore të 8 majit.
Së fundi kryeministri bëri një ofertë për opozitën, që parashikonte kandidaturat për instuitucionet që zgjidhen me shumicë të kualifikuar. Opozita nga ana e saj bëri një tjetër ofertë, që të votonte të gjitha ligjet që prekin procesin e integrimit europian, me kusht që PD të heqë dorë nga bashkia e Tiranës. A shihni ju hapësirë, pas asaj që po ndodh në garën e kryeqytetit, që palët të nisin një proces paqëtimi?
Mjafton ti krahasosh këto që ju i konsideroni oferta, për të parë sesa i thellë është kontrasti. Është si të vësh përballë parimin me pazarin. Ne i qëndrojmë ofertave tona parimore, madje mund edhe ta zgjerojmë bazën e tyre, por ndërkohë nuk mund të pranojmë asnjë pazar në kurriz të tyre. Ne jemi shumë të sigurt se po të hiqnim dorë në tavolinë nga bashkia e Tiranës, Edi Rama mund të dilte nesër dhe të thoshte se këto ishin zgjedhjet më të mira në botë. Por këtë nuk na e ka borxh askush dhe ne sigurisht që nuk e çojmë nëpër mend ta bëjmë. E vetmja hapësirë që unë shoh për paqëtim, nuk ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, apo me ndonjë copë tjetër pushteti. Por me reformën elektorale, ku palët të ndjekin interesaat e tyre me korrektesë dhe ndershmëri, duke korrigjuar gjithçka nuk fuksionoi si duhet në dy zgjedhjet pararendëse.
A mendoni se në këtë proces lëshimesh duhet përfshirë edhe posti i presidentit? Pra, me fjalë të tjera, a është koha për një negociatë presidenciale bis, si në rastin e Moisiut më 2002?
Mendoj se nuk ka asnjë arsye dhe as analogji. Negociata për Presidentin (Moisiu) kishin në thelb krizën e zgjedhjeve të 2001-shit, të konsideruara si shumë problematike në të gjitha raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Në rastin tonë kemi thjesht një paranojë dyvjecare të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, e cila ka tërhequr zvarrë të gjithë aksionin politik të opozitës, dhe vetëm kaq. Në muajin e fundit, kësaj paranoje i është shtuar edhe dhimbja e humbjes në Tiranë, e cila mund ta bëjë shumë të pashpresë gjendjen emocionale të Ramës, por që kontekstit të raporteve mes dy blloqeve politike as i shton dhe as i heq ndonjë gjë të madhe.
Kjo e fundit ishte plotësht e evitueshme, në çastin që zoti Rama e kishte vetë në dorë fatin e tij, për të mos u futur në një ndeshje, për ti fituar apo për ti humbur të gjitha. Kishte kohë për tu tërhequr deri në maj, por mesa duket tundimi çudibërës për bashkinë e Tiranës ishte kaq i fortë, sa nuk gjeti forcë të ndahet prej tij. Dhe i ndodhi më e keqja, siç në përgjithësi u ndodh të gjithë atyre bixhozxhinjve që në një çast të caktuar hedhin në tavolinën e kazinosë gjithçka u ka mbetur.
Gjatë kësaj kohe, sidomos vitin e fundit, e kam dëgjuar shpesh zotin Rama të thotë se kjo mazhorancë nuk duhet lejuar që vitin e ardhshëm të ketë mundësi të zgjedhë edhe Presidentin e Republikës dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Madje me të janë bashkuar edhe një kor i majtë figurash politike të së majtës dhe analistësh, sikur të bëhet fjalë për një katasrofë nayrore që po afrohet dhe ne duhet të evakuohemi, para se cikloni të mbërrijë. Në fakt nuk është fare kështu. Madje është një spekullim i madh, për faktin se një gjë e tillë është bërë me kosheincë të plotë në vitin 2008, kur zoti Rama dhe të tijët pranuan dhe votuan ndryshimet kushtetuese.
Pra, në rast se në zgjedhjet e vitit 2009 do të kishte fituar Edi Rama, në pozitën e tij sot, do të ndodheshim ne, dhe sigurisht që ky nuk do të ishte fundi i botës. Por do të ishte një gjë që ne e dinim ekzaktësisht që këtu e tre vjet të shkuara.
Ndërsa të thuash sot se Shqipërisë po i kanoset një rrezik shumë serioz, është një abuzim shumë i rëndë. Sepse do të thotë se zoti Rama, kur ka votuar ndryshimet kushtetuese, ka ëndë