E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër denoncim përdhunimi për Strauss-Kahn

Telashet për ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, duket se nuk kanë të sosur. Ai pritet që të akuzohet sërish për përdhunim.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze, sipas të cilave, Khan do të paditet nga gazetarja dhe shkrimtarja 32-vjeçare, Tristane Banon.

Kjo e fundit ka bërë gati një padi dhe sipas avokatëve të saj, do të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së nesërme.

Banon pretendon se Khan ka tentuar që ta përdhunojë kur ka qenë duke i marrë një intervistë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003 dhe Banon e kishte denoncuar atë edhe në vitin 2007, por nuk ishte bërë i ditur emri i personit që e kishte sulmuar seksualisht.

Në rast se Khan gjendet fajtor për këtë akuzë, ai mund të dënohet me 10 vjet burg.

Një gjë duket e sigurtë, tashmë ai ka marrë një goditje të madhe politike dhe do ta ketë shumë të vështirë që të kandidojë për postin e presidentit të Francës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›